11 mijë e 900 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

03.07.2021

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 900 qytetarë kundër COVID-19. Poashtu nga kjo ministri e […]

11 mijë e 900 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ardhja e kontingjentit të vaksinave anti-COVID “Pfizer” në ditët e fundit ka bërë që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtij virusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 900 qytetarë kundër COVID-19.

Poashtu nga kjo ministri e udhëhequr nga Arben Vitia bëhet e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 204 mijë e 774 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 48 mijë e 437 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës. Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u vaksinuar me doza të vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tashmë edhe personat mbi 55 vjeç dhe ata që për udhëtime kanë kusht vaksinimin, do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë.