11 mijë e 546 qytetarë vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

11 mijë e 546 qytetarë vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 546 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 305 mijë e 991 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 88 mijë e 961 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës. Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Mbi 15 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Kujtojmë se caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit