11 mijë e 518 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

14.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 518 qytetarë. Poashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 282 mijë e 180 […]

11 mijë e 518 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 518 qytetarë.

Poashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 282 mijë e 180 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 78 mijë e 298 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që nga dita e djeshme caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.