11 mijë e 513 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

11 mijë e 513 persona vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë
Fjolla Hoxha

15.07.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 11 mijë e 513 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se që nga fillimi i vaksinimit e deri tani janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 78 mijë e 298 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Mbi 137 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kujtojmë se caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit

2

1 orë më parë / Lajme

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re