11 fëmijë të Kosovës u braktisën nga prindërit gjatë 9 muajve të 2022’s

08.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator të vitit 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, shkruan SuharekaOnline. Fëmijët e braktisur Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur […]

11 fëmijë të Kosovës u braktisën nga prindërit gjatë 9 muajve të 2022’s Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator të vitit 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, shkruan SuharekaOnline.

Fëmijët e braktisur

Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se gjatë muajit shtator të këtij viti janë braktisur dy foshnje, të cilat janë të gjinisë 1 mashkullore dhe 1 femërore.

Në statistikat që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në shtator 2022, një foshnje e gjinisë mashkullore është braktisur në Istog dhe një tjetër e gjinisë femërore është braktisur në Prizren.

Ndërsa, në Komunën e Suharekës nga janari i këtij viti deri në muajin shtator nuk është raportuar për ndonjë foshnje të braktisur.

Që nga muaji janar deri në muajin shtator 2022, ASK-ja ka njoftuar se në tërë Kosovën janë braktisur 11 fëmijë, prej tyre 5 meshkuj dhe 6 femra.

Nga 11 fëmijë të braktisur (periudha janar-shtator 2022) dy të gjinisë femërore janë braktisur në qytetin e Prizrenit njëra në muajin janar e tjetra në shtator.