109 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Prizrenit

16.04.2021

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë, bazuar në raportin e punës të datës 16 prill 2021. 675 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-243 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 644 janë […]

109 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë, bazuar në raportin e punës të datës 16 prill 2021. 675 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-243 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë: 275 të konfirmuar me Sars Cov-2 ,21 në gjendje të rënduar 269 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:Klinika Infektive 111 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive) 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) 42 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 74 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 3 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 19 pacientë + 4 në intensiven e Klinikën Infektive Klinika e Pediatrisë 12 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë: 494- të konfirmuar pozitivë 22- në gjendje të rënduar shëndetësore 375- me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 109 pacientë, Spitali i Gjakovës 70 pacientë, Spitali i Pejës 103 pacientë, Spitali i Gjilanit 82 pacientë, Spitali i Ferizajt 63 pacientë, Spitali i Mitrovicës 47 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 20 pacientë.