107 persona karantinohen në Qendrën e Studentëve

Edhe 107 persona të tjerë pritet të izolohen në Qendrën e Studentëve sot, ndërsa janë liruar 44 persona të tjerë të cilët kanë qëndruar deri më tani.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili ka thënë për KP’në se personat të cilët pritet tën hynë sot në karantinë vijnë nga Zvicra.

“Të gjithë personat që dje janë testuar, 44 prej tyre që kanë dal negative. Fatmirësisht sot janë liruar dhe kanë shkuar nëpër shtëpitë e tyre. Ne sot presim një kontingjent të bashkëqytetarëve tanë të cilët udhëtojnë nga Zvicra, janë 107” ka thëne Sfishta.

Ai ka shtuar se në Qendrën e Studentëve po qëndrojnë të karantinuar 256 persona dhe se gjendja e tyre është e mirë.

Ndërkohë, Sfishta, ka bërë të ditur se nesër do të vijë edhe një kontingjent me qytetarë. Ata do vijnë nga Serbia dhe janë rreth 120 persona

RAPORTO