107 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 5 në Prizren
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 107 pacientë. Prej tyre, 64 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 72 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, 19 prej tyre […]
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 107 pacientë.
Prej tyre, 64 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 72 me oksigjeno-terapi dhe dy pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, 19 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 54 pacientë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 18 pacientë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë.