106 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
- 04.07.2022
- 0 komente
106 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të hënën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 294 testime, ndërsa janë shëruar 52 pacientë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 1 mijë e 66.
MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë person.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.767, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.270.
Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.700.

KOMENTE0
Leave a Reply