101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

12.10.2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri total i pacientëve të spitalizuar dhe atyre me COVID-19, është 187 pacientë. SHSKUK ka njoftuar se 101 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19. Në Klinikën Infektive po trajtohen 54 pacientë dhe në atë të Pulmologjisë 53. 9 të tjerë po trajtohen në Klinikën […]

101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri total i pacientëve të spitalizuar dhe atyre me COVID-19, është 187 pacientë.

SHSKUK ka njoftuar se 101 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 54 pacientë dhe në atë të Pulmologjisë 53. 9 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 1 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 4 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 9 në CPAP, ndërsa 99 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Nga 101 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 47 pacientë, prej tyre 10 në Spitalin Rajonal në Prizren.