100 euro shtesë për punëtorët në sektorin publik, Jasharaj: Kjo pako nuk është përmbushje e kërkesave të SBASHK-ut

13.04.2022

Ai ka thënë se ky vendim nuk i zbrapsë ata nga veprimet e paralajmëruara sindikale. I pari i SBAShK-ut ka shtuar se ky vendim për ndarjen nga 100 thuajse për të gjitha kategoritë duke përfshirë edhe punëtorët e sektorit publik, nuk është se ia ka ndryshuar qëndrimin e sindikalistëve të SBAShK-ut. “Kurti mos të mendojë […]

100 euro shtesë për punëtorët në sektorin publik, Jasharaj: Kjo pako nuk është përmbushje e kërkesave të SBASHK-ut Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se ky vendim nuk i zbrapsë ata nga veprimet e paralajmëruara sindikale.

I pari i SBAShK-ut ka shtuar se ky vendim për ndarjen nga 100 thuajse për të gjitha kategoritë duke përfshirë edhe punëtorët e sektorit publik, nuk është se ia ka ndryshuar qëndrimin e sindikalistëve të SBAShK-ut.

“Kurti mos të mendojë që ka bërë diçka të madhe më këtë dhe le ta dijë që kërkesat e SHBASH-ut i konsiderojmë të paplotësuara dhe ne do të veprojmë sipas zërit të anëtarsisë dhe kam frikë se pas 20 prillit sistemi arsimor që nga çerdhet e deri te univeristet do te jetë i paralizuar nga grevat që do të mbahen”, tha, mes tjerash, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.