100 euro pensionistëve e studentëve, 50 punëtorëve të sektorit publik – Masat mbështetëse të Qeverisë

03.09.2022

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për pakon e re ekonomike, me të cilën do të ndihmohen kategoritë e ndryshme. Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të fillojë ndarja e shtesave prej 50 euro për zyrtarët publikë, ndërkaq punëtorëve në ndërmarrjet publike do të ju ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro. […]

100 euro pensionistëve e studentëve, 50 punëtorëve të sektorit publik – Masat mbështetëse të Qeverisë Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për pakon e re ekonomike, me të cilën do të ndihmohen kategoritë e ndryshme.

Kurti ka bërë të ditur se nga ky muaj do të fillojë ndarja e shtesave prej 50 euro për zyrtarët publikë, ndërkaq punëtorëve në ndërmarrjet publike do të ju ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

Po ashtu, ai ka njoftuar se se pensionistëve do t’u ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërsa familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur edhe sektorin privat duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.

Ai ka shtuar se edhe për studentët do të ketë përkrahje, ku atyre do t’u ndahen shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar.

Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publikë, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor.