10 ushtarë të FSK-së të infektuar me COVID-19, 28 të tjerë në vetizolim

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka njoftuar se duke iu referuar shifrave të 24-orëve të fundit, brenda FSK-së janë 10 pjesëtarë të infektuar. Ndërsa, siç tregon ai, 28 të tjerë janë të dërguar në izolim.

Quni ka thënë se, FSK-ja ka qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kësaj kohe.

“Një numër i pjesëtarëve të FSK-së do të jenë në gatishmëri për të asistuar në mjekësi” ka njoftuar ai në “Mëngjesi me Arben Ahmeti” në Kanal10.

Ndryshe Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të hënën kanë filluar punën në QKUK edhe dymbëdhjetë infermierë të cilët janë trajnuar nga FSK.

Ata kanë përfunduar të gjitha përgatitjet bazike dhe do të qëndrojnë në klinikat e QKUK-së për 30 ditë, varësisht nga nevoja, që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për pacientët e prekur me virusin COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.