10 të prekur me Covid-19 po trajtohen në Infektivë, njëri në gjendje më të rëndë

30.05.2020

10 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje […]

10 të prekur me Covid-19 po trajtohen në Infektivë, njëri në gjendje më të rëndë Foto: Ilustrim

10 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së. Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.

Njoftimi i plotë:

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK

Në Klinikën Infektive- QKUK, sot më 30/05/2020, janë të hospitalizuar 17 pacientë..

Prej tyre, me Covid 19 janë gjithsej 10 pacientë.

Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 7 pacientë janë në gjendje stabile;
• 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.