10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

21.09.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 230 testime 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 230 testime 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,752.

Në total numri i rasteve aktive është 64.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.014 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.121 doza të treta dhe 1,777 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.