Dhjetë pacientë do të lirohen nga Infektiva, Krasniqi bën thirrje për respektimin e masave

29.04.2020

Infektologu Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se dhjetë pacientë të shëruar me Coronavirus do të lirohen nga klinika Infketive. Ai për Ekonomia Online ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive po shkon duke u përmirësuar, ngase numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve. Por që ai ka bërë […]

Dhjetë pacientë do të lirohen nga Infektiva, Krasniqi bën thirrje për respektimin e masave Foto: Ilustrim

Infektologu Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se dhjetë pacientë të shëruar me Coronavirus do të lirohen nga klinika Infketive.

Ai për Ekonomia Online ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive po shkon duke u përmirësuar, ngase numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

Por që ai ka bërë thirrje që të vazhdohet të respektohen rekomandimet e institucioneve deri në kalimin e pandemisë.

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.