Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

10 milionë euro për mbështetje të likuiditetit familjar – Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

08.09.2021 / Lajme

10 milionë euro për mbështetje të likuiditetit familjar – Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës
Foto: Ilustrim

Nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 34-të, në të cilën ka miratuar pesëmbëdhjetë projektligje, rregullore dhe vendime të tjera me rëndësi.

Në hapje të mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti fillimisht shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi COVID-19, dhe shfaqi mirënjohjen dhe falënderimin ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe zyrtarëve policorë për angazhimin vetëmohues në përballjen me pandeminë.

“Me datë 8 gusht, nuk kishim asnjë të vdekur në Kosovë, mirëpo këto tri javët e fundit, janë javët më të rënda për popullin e Kosovës, e më të vështira për institucionet e shtetit tonë.

Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë punonjësve shëndetësorë, mjekëve dhe infermierëve për angazhimin vetëmohues për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi, në kohën e variantit Delta, i cili është shpërndarë në mënyrë eksplozive, shumë më shpejt e më gjerë se sa versionet e mëhershme.


Falënderoj në veçanti të gjithë zyrtarët policorë, të cilët po kujdesen për zbatimin e masave dhe të cilët po punojnë me ndërrime nga 12 orë, prej se ne morëm një vendim të tillë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre, që nuk janë vaksinuar, të caktojnë terminë, sepse vaksina ka mjaftueshëm dhe çdo ditë po pranojmë doza të reja.

Deri më tani kemi administruar afër një milion vaksina. Kjo është java kur e mbërrijmë numrin një milion, prej të cilave dy të tretat janë me dozën e parë, ndërkaq një e treta janë edhe me dozën e dytë”, ka thënë Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse.

Vendimi i parë që mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ për vitin 2021. Me ndryshimet e miratuara sot ndryshohet afati i miratimit në Qeveri të këtyre projektligjeve:

1.      Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, do të miratohet në Qeveri deri më 31.12.2021;

2.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, do të miratohet në Qeveri deri më 15.12.2021;

3.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kimikate, do të miratohet në Qeveri deri me 30.11.2021;

4.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbeturina, do të miratohet në Qeveri deri më 30.11.2021;

5.      Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, do të miratohet në Qeveri deri më 20.12.2021.

Ndërsa janë tërhequr nga Programi Legjislativ për vitin 2021 këto projektligje:

1.      Projektligji për Banimin Social;

2.      Projektligji për Administrimin e Ndërtesave të Banimit në Bashkëpronësi; dhe

  1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ujërat e Kosovës.

Me qëllim të harmonizim të dispozitave ligjore me Ligjin për Kundërvajtje, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë miratuar projektligjet:

1.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetin Riprodhues;

2.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri;

3.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit;

4.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transplantimin e Indeve dhe Qelizave;

5.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor;

6.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimin  Mjekësor Emergjent;

7.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi Publike;

8.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi;

9.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjak dhe Përbërës të Gjakut;

10.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse;

11.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale;

12.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërprerjen e Shtatzënësisë;

13.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor;

14.  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës;

  1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.  Me ndryshimet e miratuara përcaktohet, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy (2) apo më shumë ministrive është bashkuar/fuzionuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë (10) këshilltarë politikë dhe deri në pesë  (5) këshilltarë të jashtëm politikë. Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara. Në këtë rast, sipas rregullores së miratuar sot, ministrat e pesë ministrive (Ministrisë së Punëve të Brendshme; Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës) mund të emërojnë deri në 10 këshilltarë politikë, nga 6 sa lejoheshin paraprakisht, dhe 5 këshilltarë të jashtëm (pa pagesë), nga 3 sosh paraprakisht.

Në vazhdim të mbledhjes është aprovuar edhe Rregullorja për trajtimin dhe kompensimin për ofrimin e shërbimeve të interesit të përgjithshëm ekonomik e cila përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien dhe trajtimin  e këtyre shërbimeve sipas Ligjit për Ndihmë Shtetërore. Në veçanti Rregullorja përcakton kriteret për ndihmën “de minimis” që mund të përfitojnë  ndërmarrjet që ofrojnë shërbime me interes të përgjithshëm ekonomik. Rregullorja zbatohet vetëm për ndihmën që u jepet ndërmarrjeve publike ose private për ofrimin e një shërbimi me interes të përgjithshëm ekonomik, i cili ju është ngarkuar atyre  si detyrim në bazë të akteve ligjore përkatëse.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për ministrin e Mbrojtjes për nënshkrimin e marrëveshjes për statusin e forcave (SOFA) mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas shqyrtimit ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme edhe Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky program ka si bazë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka për qëllim fuqizimin e konsumatorit për një rol aktiv në treg. Programi përcakton politikat për mbrojtje të konsumatorit në katër vitet e ardhshme dhe ka për qëllim garantimin e qarkullimit të lirë të produkteve të sigurta në treg.

Është miratuar edhe Koncept dokumentin për fushën e sigurisë së përgjithshme të produkteve. Koncept dokumenti rekomandon miratimin e Ligjit për rregullimin e fushës përkatëse i cili do të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që përdorin produkte për kryerjen e veprimtarive të tyre profesionale. Ligji do të siguronte vendosjen në treg të produkteve ekskluzivisht të sigurta dhe do të parandalojë prodhimin, importin dhe vendosjen në treg të produkteve mashtruese, si dhe eksportin e tyre.

Më qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, masës për mbështetje të likuiditetit  familjar, në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete  buxhetore në vlerë prej 10 milionë eurove të cilat do të ndahen pas aprovimit të listës së përfituesve sipas kritereve dhe kushteve që përcaktohen me vendim të veçantë.

Propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Samir Bllacakut Drejtor të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror, i cili do të shërbejë në këtë pozitë për një mandat pesëvjeçar nga dita e emërimit.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *