10.885 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

15.03.2021

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 565 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 78 […]

10.885 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 565 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 78 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.