10.879 raste aktive dhe 1.272 viktima nga COVID-19 në Kosovë

23.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë identifikuar 137 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë, shkuan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të […]

10.879 raste aktive dhe 1.272 viktima nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë identifikuar 137 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë, shkuan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.