10.318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për respektim të masave

10.318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për respektim të masave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 632 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 8 viktima të moshave të ndryshme.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 12 rasteve në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Duhël (2), Greikoc (1), Krushicë e Poshtme (1), Mushtisht (2), Peqan (2), Sallagraxhdë (1) dhe Suharekë (2).

Gjithashtu gjatë ditës së enjte janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318.

Vendbanimet e rasteve të tjera pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.

IKSHPK-ja ka apeluar të gjithë qytetarët e vendit për respektim të masave mbrojtëse nga COVID-19, pasi që numri i rasve pozitive dhe viktimave nga ky virus në Kosovë është shqetësues.

RAPORTO