10.084 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

27.04.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 154 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, por fatkeqësisht është regjistruar një viktimë […]

10.084 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 154 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 11 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, por fatkeqësisht është regjistruar një viktimë e moshës 72 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

”Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu, janë shëruar 545 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.972 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.084.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 104.196 raste nga 522.303 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.140 raste të vdekjes.