1 VJET qeverisje, këto ishin premtimet e kryetarit Muharremaj
Fushata zgjedhore nga të gjitha taboret ishte e zhvilluar tejet dinamike me shumë entuziazëm dhe premtime. Të gjithë mbajmë mend ato tubimet ku të gjithë ishim tejet të veçantë, na dukej se kur fliste kandidati ynë na drejtohej ne personalisht, me të njëjtin qëllim, të na ‘rrëmbejnë’ votën. Të gjithë kishin premtime, disa milionëshe, disa ‘përtej […]
Fushata zgjedhore nga të gjitha taboret ishte e zhvilluar tejet dinamike me shumë entuziazëm dhe premtime. Të gjithë mbajmë mend ato tubimet ku të gjithë ishim tejet të veçantë, na dukej se kur fliste kandidati ynë na drejtohej ne personalisht, me të njëjtin qëllim, të na ‘rrëmbejnë’ votën.
Të gjithë kishin premtime, disa milionëshe, disa ‘përtej Urës së Gallatës’ etj etj.
Por cilat ishin premtimet e kryetarit Muharremaj? Çka ka arritur të realizoj?
Sipas GAP, Bali Muharremaj kishte premtuar:
1. ARSIM
PREMTOI – Ndërtimi i shkollës së re fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan;
REZULTATI – Ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan.
2. INFRASTRUKTURË
PREMTOI – Ndërtimi i pjesës së parë të unazës së qytetit nga zona industriale në Shirokë me mundësi lidhje me autostradë;
REZULTATI – Kanë filluar punimet për ndërtimin e pjesës së parë të unazës.
PREMTOI – Ndërtimi i pjesës së dytë të unazës së qytetit nga zona e Damperit deri në pjesën e epërme të Suharekës;
REZULTATI – Është në fazën e parë të zhvillimit të punimeve.
PREMTOI – Ndërtimi i sheshit të ri në Suharekë
REZULTATI – Ndërtimi i sheshit në Suharekë është diskutuar në një debat publik ku edhe është tenderuar faza projektuese. Planifikohet të shpallet konkurs ndërkombëtar për projektin dhe idenë më të mirë për qendrën e qytetit.
PREMTOI – Ndërtimi i shtigjeve për çiklizëm, vrapim dhe ecje
REZULTATI – Është realizuar
PREMTOI – Ndërtimi i rrugëve Qafë – Duhel – Graqevc – Papaz, Mushtisht – Shtërpcë, Suharekë -Malishevë (Nishor-Bellanicë), Suharekë – Rahovec (lidhja me autostradë);
REZULTATI – Komuna e Suharekës ka tenderuar projektin për ndërtimin e rrugës Rahovec – Suharekë. Ndërsa për ndërtimin e rrugës Nishor – Bellanicë, komuna ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe pritet të shpallet tenderi për këtë projekt. Qafë- Duhël- Greiqevc- Papaz në proces të fillimit të punimeve, Mushtisht – Shtërpcë është kontaktuar kompania dhe së shpejti fillojnë punimet.(sipas datës 31.07.2018)
PREMTOI – Renovimi i stadiumit të qytetit në Suharekë;
REZULTATI – Komuna ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për finalizimin e projektit për renovimin e stadiumit të qytetit. Tani është kontraktuar kompania pune kryerëse.
3. KULTURË
PREMTOI – Ndërtimi i Qendrës së Kulturës brenda se cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal.
PREMTOI – Hapja e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës
PREMTOI – Përkrahje të vazhdueshme të projekteve të teatrit, filmit, muzikës dhe artit
REZULTATI – Komuna vazhdon të përkrahë kërkesat për aktivitete kulturore (me shuma simbolike) si dhe ka ndihmuar në themelimin e shoqatës së artistëve pamor.
PREMTOI – Restaurimi i disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë
REZULTATI – Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për restaurimin e shtëpisë më të vjetër të familjes Tafolli në fshatin Cadrak të Tafojt.
4. SHËNDETËSI
PREMTOI – Pajisja e QKMF-ve me aparatura të reja;
REZULTATI – Është filluar procesi i furnizimit të QKMF-ve me aparatura të reja. Kompania Ipko ka dhuruar disa donacione, kryesisht për pajisje me aparatura për QKMF-të e reja.
PREMTOI – Funksionalizimi i tërësishëm i QMF-ve;
REZULTATI – Janë funksionalizuar të gjitha QMF-të në Komunën e Suharekës.
PREMTOI – Punësimi i 40 personave si staf shtesë në sistemin e shëndetësisë;
REZULTATI – Gjatë kësaj periudhe, janë punësuar rreth 50 persona – staf mjekësor. Komuna është ndihmuar edhe nga Caritas Kosova për këtë angazhim.
PREMTOI – Puna me dy ndërrime në ambulancat në fshatrat Mushtisht, Studençan dhe Duhle, dhe kryerja e analizave bazike shëndetësore;
REZULTATI – Ka filluar funksionimi i ambulancave në fshatrat Mushtishtë, Studençan dhe Duhle me dy ndërrime.
PREMTOI – Sigurimi i vendit të punës brenda territorit të komunës për çdo të diplomuar në mjekësi
5. SHËRBIME PUBLIKE
PREMTOI – Ndërtimi i vend-pritjeve moderne për autobus;
PREMTOI – Ndërtimi i basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq;
REZULTATI – KRU “Hidroregjioni” ka shpallur tender për ndërtimin e basenit akumulues të ujit të pijes në Biraq, por akoma nuk ka filluar realizimi(sipas datës 31.07.2018)
PREMTOI – Themelimi i një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza
PREMTOI – Pastrimi dhe rregullimi i të gjitha hapësirave para objekteve banesore dhe korridoret e tyre publike apo private, që do të jenë kompetencë e komunës
REZULTATI – Ka pasur disa aktivitete të kufizuara të kësaj natyre, por akoma nuk mund të thuhet se kjo punë është sistemore dhe institucionale.