1 mijë e 326 raste me kancer në Kosovë gjatë 10 mujorit të këtij viti

09.11.2021

Kështu u bë e ditur nga një postim në ‘facebook’ nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK). Gjithashtu janë ofruar shërbime kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik. Postimi i plotë: Gjatë 10 mujorit të […]

1 mijë e 326 raste me kancer në Kosovë gjatë 10 mujorit të këtij viti Foto: Ilustrim

Kështu u bë e ditur nga një postim në ‘facebook’ nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Gjithashtu janë ofruar shërbime kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.

Postimi i plotë:

Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofuar 230 mijë shërbime mjekësore.

Sa i përket shërbimeve kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.

Shërbime radioterapeutike janë ofruar mbi 17 mijë, ndërsa shërbime të brahiterapisë rreth 750.

Shërbimi i fizikës mjekësore ka ofruar 5 mijë e 100 shërbime, kurse shërbimet mbështetëse sikurse fizioterapia dhe psikologjia klinike, janë ofruar mbi 400.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 mijë e 330 raste të reja të tumoreve solide, patologji.

Prej tyre, 322 raste janë me kancer të gjirit, 180 me kancer të mushkërive, 312 me kancer gastrointestinal, 350 me kancer urogjinetal-gjenkologjik, si dhe me kancer në kokë-qafë, inde të buta dhe të tjera 162 raste.