1 mijë e 284 të vdekur dhe afër 11 mijë raste aktive me COVID-19

24.12.2020

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572. 1 mijë e 284 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Të dhëna këto të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të […]

1 mijë e 284 të vdekur dhe afër 11 mijë raste aktive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572.

1 mijë e 284 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19. Të dhëna këto të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK, në raportin e fundit njoftoi se aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 721 raste aktive me COVID-19.

Në Komunën e Suharekës deri më tani janë shëruar mbi 500 pacientë, mbesin rreth 150 raste aktive dhe janë shënuar 44 viktima nga COVID-19, shkruan SuharekaOnline.