1.5 milion vaksina në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar ende

18.10.2021

Sipas MSH’së, asgjë nuk ka mbaruar akoma. Sipas kësaj ministrie, vaksinat janë të sigurta andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen. “Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri. Shkrimi i plotë: Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk […]

1.5 milion vaksina në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar ende Foto: Ilustrim

Sipas MSH’së, asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Sipas kësaj ministrie, vaksinat janë të sigurta andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.

“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. 

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova.