​ZRrE e pranon që komunat në veri nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisë

25.01.2022

Në këtë Komision ka raportuar kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu. Ndër tjerash që ka raportuar, Fejzullahu e ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë përfshirë në raportin e ZRRE-së për rritjen e tarifave të rrymës. Po ashtu, ai është arsyetuar, duke thënë se për procesin gjyqësor që është ZRRE-ja […]

​ZRrE e pranon që komunat në veri nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisë Foto: Ilustrim

Në këtë Komision ka raportuar kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Ndër tjerash që ka raportuar, Fejzullahu e ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë përfshirë në raportin e ZRRE-së për rritjen e tarifave të rrymës.

Po ashtu, ai është arsyetuar, duke thënë se për procesin gjyqësor që është ZRRE-ja për sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Gjithashtu, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së ka shtuar se gjatë këtij viti ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm në bazë ligjore për caktimin e tarifave, kjo sipas tij për të reflektuar kostot e sistemeve.

Ndërkaq, Ymer Fejzullahu mori edhe disa pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ku e pyeti kryesiesin e ZRRE-së se kush është autori i këtij raporti pë rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Po ashtu, kryesuesi i Komisionit, deputeti Shala ka pyetur se a ka bazë ligjore futja e 75 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për këtë rritje të tarifave të energjisë.

“Ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë në ZRrE, nuk ka bazë ligjore”, tha ai.

Pas kësaj, Fejzullahu tha se autor janë ZRrE dhe bordi i saj është përgjegjës për këtë raport.

Duke mohuar se ka ndërhyrje nga qeveria me subvencione në ZRRE, pasi sipas tij mbështetje ka pasur edhe nga qeveritë e kaluara.

Fejzullahu ka folur edhe për rritjen e shpenzimit të energjisë, i cili tha se gjatë dhjetorit ka pasur konsum të lartë deri në 1400 MWH.