​Zgjedhjet lokale, KQZ pret aplikimet e subjekteve politike edhe në fundjavë

13.08.2021

Kanë mbetur edhe tre ditë afat për aplikim të subjekteve politike për të marrur pjesë në zgjedhje lokale të 17 tetorit. Deri tani nuk ka pasur interesim të madh të subjekteve për të aplikuar për zgjedhjet lokale, por ditë më parë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kishte thënë se afati përfundon më 16 gusht dhe […]

​Zgjedhjet lokale, KQZ pret aplikimet e subjekteve politike edhe në fundjavë Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe tre ditë afat për aplikim të subjekteve politike për të marrur pjesë në zgjedhje lokale të 17 tetorit.

Deri tani nuk ka pasur interesim të madh të subjekteve për të aplikuar për zgjedhjet lokale, por ditë më parë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi kishte thënë se afati përfundon më 16 gusht dhe se afat tjetër nuk do të ketë.

E për këtë KQZ-ja do të punojë edhe të shtunën dhe të dielën (14 dhe 15 gusht), duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00, kjo për shkak për t’i pranuar aplikimet e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

Në ora 16:00 më 16 gusht, përfundon edhe zyrtarisht afati për aplikim të subjekteve politik dhe dorëzimin e listave me emerat e kandidatëve.

Ky lajm është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Deri paraditen e së premtes asnjë nga partitë parlamentare nuk ka dorëzuar në KQZ listën me emrat e kandidatëve për kryetarë komune apo për Kuvende Komunale.