​Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

06.09.2021

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ku ky përvjetor do të shënohet me një ceremoni solemne që mbahet nga ora 10:00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Gjithashtu, gjatë kësaj ceremonie për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë dalluar me meritat e tyre në kryerjen e […]

​Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës Foto: © Hallka Marketing Agency

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, ku ky përvjetor do të shënohet me një ceremoni solemne që mbahet nga ora 10:00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Gjithashtu, gjatë kësaj ceremonie për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë dalluar me meritat e tyre në kryerjen e detyrës, do të ndahen dekorata.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.