Sot në Hagë mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala
Sot (e hënë) me fillim prej orës 11:00 në Hagë do të mbahet një konferencë, ku do të diskutohet për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen e tyre zyrtare. Pjetër Shala u deklarua i pafajshëm në […]
Sot (e hënë) me fillim prej orës 11:00 në Hagë do të mbahet një konferencë, ku do të diskutohet për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.
Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen e tyre zyrtare.
Pjetër Shala u deklarua i pafajshëm në seancën e parë, seancë kjo e cila ishte mbajtur në muajin prill.
Ai u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për kinse krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.