​Rriten sërish çmimet e derivateve, Berjani tregon kur pritet të stabilizohet tregu i karburanteve

25.03.2022

Por, tashmë ditëve të fundit përsëri në vendin tonë kanë filluar të rriten çmimet e karburanteve. Çmimet e derivateve kishin filluar që të bien nga 1.82 euro deri 1.50 për litër. Ndërkaq, aktualisht çmimet kanë filluar të shtrenjtojnë për 10 centë në litër, kështu sot një litër naftë po shitet diku rreth 1.60 euro në […]

​Rriten sërish çmimet e derivateve, Berjani tregon kur pritet të stabilizohet tregu i karburanteve Foto: Ilustrim

Por, tashmë ditëve të fundit përsëri në vendin tonë kanë filluar të rriten çmimet e karburanteve.

Çmimet e derivateve kishin filluar që të bien nga 1.82 euro deri 1.50 për litër.

Ndërkaq, aktualisht çmimet kanë filluar të shtrenjtojnë për 10 centë në litër, kështu sot një litër naftë po shitet diku rreth 1.60 euro në tregun kosovar.

Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës në krye me Fadil Berjanin kanë thekusar se nuk pritet që të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e derivateve në vendin tonë derisa lufta në Ukrainë të merrë fund.

Berjani ka thënë se në javën e fundit në Kosovë çdo ditë ka ngritje të lehtë të çmimeve të karburanteve.

Po ashtu, kryetari Berjani ka pranuar se çmimet e derivateve janë të larta për qytetarë, por sipas tij, invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar në shtrenjtim.

Ai shtoi se nuk mund të thotë se sa do të arrijë çmimi në ditët në vijim por sipas tij është sërish një rritje e lehtë, që do të thotë se nuk është rritje ekstreme siç ka qenë para dy javësh.

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë, ka pasur zbritje prej 1.82 euro për litër në 1.50 euro, ndërsa sot çmimet aktuale janë 1.58 euro për 1 litër naftë, dhe 1.40 euro për 1 litër benzinë. Çmimet janë duke u rritur në bursë dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë… që do të thotë se janë në rritje e sipër çmimet derivateve, por jo vetëm te ne në Kosovë, por në tërë globin… Sa i përket çmimit për qytetarët tanë janë të larta, por këtë po na e imponon (lufta në Ukrainë).

Nuk mund të themi sa do të arrihet çmimi në ditët në vijim, por është sërish një rritje e lehtë, që do të thotë se nuk është rritje ekstreme siç ka qenë para dy javësh… po që është një trend i lehtë i rritjes së çmimeve të naftës. E kemi pas theksuar para një kohe të gjatë, që kur të ndalet lufta në Ukrainë, vetëm atëherë do të kemi stabilizim të tregut të naftës në Kosovë”, thotë ai për KosovaPress.

“Në fillim u pa që nuk ka mjaftueshëm, por derivate në Kosovë ka”, u shpreh ai.