​Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021

25.02.2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021. Lëvizja Vetëvendosje i prinë listës së shpenzimeve me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), më pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me […]

​Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021 Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

Lëvizja Vetëvendosje i prinë listës së shpenzimeve me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), më pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 871 euro shpenzime, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 781 euro shpenzime.

“Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur që u takojnë Zgjedhjeve Lokale 2021. Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët e zgjedhur.

Të gjitha subjektet politike që certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje janë të obliguara që brenda 45 ditësh pas ditës së zgjedhjeve të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Kliko këtu për të parë shpenzimet e subjekteve politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

Sqarim: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.