​Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes për targat

04.10.2021

Zbatimi i kësaj marrëveshje ka filluar çysh nga dita e shtunë, ku ka paraparë largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri të Kosovës. Ndërsa, në pikën e dytë të marrëveshjes është paraparë se nga sot (4 tetor), do të […]

​Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes për targat Foto: Ilustrim

Zbatimi i kësaj marrëveshje ka filluar çysh nga dita e shtunë, ku ka paraparë largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Ndërsa, në pikën e dytë të marrëveshjes është paraparë se nga sot (4 tetor), do të nisë zbatimi i përkohshëm i regjimit të letrave ngjitëse, ku në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruar në Kosovë dhe Serbi, kjo praktikë deri në një zgjidhje të përhershme.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Gjendja në veri u tensionua pas 20 shtatorit kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.