​Kurti: Zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë demokratike

07.07.2021

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, deklaroi se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe. Në takim u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës […]

​Kurti: Zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë demokratike Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, deklaroi se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.

Në takim u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së.

Po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre.