​Kurti: BIK po ndihmon për shpërndarjen e pakove të Qeverisë për qytetarët

02.05.2022

“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtareve, qytetareve të vendit tonë e me gjerë. Ishte kënaqësi që të takohem me myftiun, Naim Tërrnava pas dy viteve në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sepse për shkak të pandemisë na u bë e pamundur vizita në festat e mëhershme. Me lutjet më të mira që të pranohet […]

​Kurti: BIK po ndihmon për shpërndarjen e pakove të Qeverisë për qytetarët Foto: Ilustrim

“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtareve, qytetareve të vendit tonë e me gjerë. Ishte kënaqësi që të takohem me myftiun, Naim Tërrnava pas dy viteve në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sepse për shkak të pandemisë na u bë e pamundur vizita në festat e mëhershme.

Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, sakrifica, dëshirojë për të gjithë njerëzit të ketë paqe, gëzime, mirëqenie, lumturi dhe me lejoni që edhe një herë ta falënderojë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Naim Tëranva për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë, populli, shtetin dhe kombin, edhe për çlirimin, edhe për pavarësinë, shtet ndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

Në veçanti e falënderojë që nëpërmjet rrjetit të saj, BIK po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë, të cilët janë pjesë e masave tona që të gjithë bashkërisht, këtë krizë të shumëfishtë ta kalojmë sa më kollaj e dhe sa më shpejt”, tha ai.

Ndërkaq ka thënë që me lutjet më të mira të ju pranohet agjërimi të gjithë atyre që kanë agjëruar. Ndërsa për të gjithë njerëzit ka uruar paqe, gëzim, mirëqenie, lumtur.

Kurti falënderoi po ashtu rrjetin e Bashkësisë Islame, sepse nëpërmjet rrjetit të saj po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit të cilët janë pjesë e masave tona që të gjithë bashkërisht ta kalojmë këtë krizë të shumëfishtë tha ai.