​Krasniqi: Masat anti-COVID do të rishikohen, po e vlerësojmë situatën për të ndihmuar komunat

19.04.2021

Gjatë një mbledhje në mbrëmjen e djeshme, Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për masat e reja anti-COVID.  Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit. Në kuadër të këtij vendimi nga sot janë rihapur gastronomia […]

​Krasniqi: Masat anti-COVID do të rishikohen, po e vlerësojmë situatën për të ndihmuar komunat Foto: Ilustrim

Gjatë një mbledhje në mbrëmjen e djeshme, Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për masat e reja anti-COVID. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Në kuadër të këtij vendimi nga sot janë rihapur gastronomia lokalet hotelieritë dhe qendrat tregtare.

Ndërsa ora policore do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Për të parë se cili është efekti i masave të ndërmarra, por edhe të situatës së krijuar tek bizneset nga pandemia COVID-19, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bëjë një vlerësim në nivel lokal.

Të paktën kështu ka bërë të ditur ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ku për KosovaPress ka thënë se do të bëhet një vlerësim i situatës, ku brenda 100-ditëshit do të krijohen edhe termet përmes të cilave do të ndihmohen komunat.

Pasi të përfundojë vlerësimi i situatës, ky studim pastaj do t’i ofrohet Qeverisë së Kosovës për të parë se cila është situata e vërtetë në nivel lokal.

Krasniqi thotë se në vazhdimësi kryetarët e komunave janë konsultuar rreth masave.

Ai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur takime virtuale me kryetarët e komunave ku është diskutuar pikërisht për masat.

Për çka ai tregon se veprimet e ndërmarra nga qeveria për zbutjen e masave bazohen edhe nga opinionet e komunave. Por këto masa do të rishikohen sërish pas dy javësh.