​Durmishi: Ishin asfaltuar rrugë për vetëm 5 cent metri katror, kjo është e kundërligjshme

01.03.2022

Gjatë këtij raportimi, zëvendësministri Durmishi ka shprehur shqetësime se nga qeveritë e kaluara shumë rrugë të ndërtuara nuk kanë përmbajtje cilësore dhe se janë pa standarde. Po ashtu, ndër tjerash ai ka thënë se ka rrugë që është asfaltuar me vetëm 5 cen për një metër katror, duke shtuar se në treg kushton 8 deri […]

​Durmishi: Ishin asfaltuar rrugë për vetëm 5 cent metri katror, kjo është e kundërligjshme Foto: Ilustrim

Gjatë këtij raportimi, zëvendësministri Durmishi ka shprehur shqetësime se nga qeveritë e kaluara shumë rrugë të ndërtuara nuk kanë përmbajtje cilësore dhe se janë pa standarde.

Po ashtu, ndër tjerash ai ka thënë se ka rrugë që është asfaltuar me vetëm 5 cen për një metër katror, duke shtuar se në treg kushton 8 deri në 10 euro.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se rastet e tilla me çmime tejet të ulëta janë të kundëligjshme.

Sipas tij një gjë e tillë është e kundërligjshme, sepse zyrtar e prokurimit e kanë mundësinë që të mos lejojnë nënshkrimin e kontratave të tilla, kjo pasiqë duhet kërkuar prej kompanisë arsye për atë çmim të vendosur.

“E tregova një rast tjetër ku e kemi 1 metër katror të asfaltit me vetëm 5 cent. Situate të tilla ka, edhe pse është e kundërligjshme, sepse e zyrat e prokurimit e kanë mundësitë që mos të lejojnë nënshkrimin e kontratave të tilla, ngase duhet kërkuar prej kompanisë arsyeshmëri për atë çmim që e ka vendosur. S’ka mundësi asnjë kompani me iu dhënë arsyeshmëri për një çmim 5 cent kur në treg kushton 8-10 euro. Pra, kemi situata të tilla”, theksoi zvëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.