Punë shtesë në “Tregun Javor”, komuna ndan edhe afro 32 mijë euro
Tregu javor i Suharekës tashmë është zhvendosur në zonën e Shirokës, ku sipas Komunës së Suharekës është krijuar një ambient modern dhe funksional për tregtarët dhe blerësit.
Fillimisht për këtë projekt ishin zotuar 365,014.53 euro, por kontrata është dhënë me një çmim më të ulët, në shumën prej 327,238.64 euro.
Kompania AAB Construction SH.P.K. ishte shpallur fituese e tenderit dhe është përgjegjëse për realizimin e këtij projekti.
Sipas projektit, lokacioni i ri i tregut veç tjerash ka rreth 80 parkingje për vetura dhe kamionë, duke siguruar kështu lehtësim në parkim për të gjithë ata që vizitojnë tregun.
Më datën 20.11.2024 Komuna e Suharekës ka shpërblyer me 31,845.76 euro të njëjtin operator ekonomik për punë shtesë.
Sipas njoftimit të zyrës së prokurimit në punët shtesë përfshihen:
- Furnizimi me material dhe shtrimi i shtigjeve dhe pllatose ne komplet hapesiren e tregut te parapare ne projekt me pllaka nga betoni drejtkendeshe, me dimensione 40/20/6 cm , me sipërfaqe të parrëshqitshme, me dizajn të kombinuar, me ngjyrë hirit, total 1520,48 metër katror. Ne çmim duhet të përfshihet dhe Finalizimi me mbushjen e fugave. Pllakat e betonit duhet të plotësojnë kushtet e qëndrueshmërisë ndaj ngricave, rezistencës ndaj shtypjes dhe lakimit, rezistenca në fërkim dhe gërryerje, qëndrueshmërinë ndaj ndikimit të kripërave për shkrirjen e akujve, të kenë stabilitet forme dhe të dimensioneve, të mos thithin ujin dhe veti tjera sipas standardit BS EN 1338:2000 në lidhje me elementet nga betoni i ngjeshur.
- Riparimi i 80 tavolinave te shitjes(tezgat) nga metali, riparimi i profileve, llamarinave gerryrja, ngjyrosja dhe vendosja e mbulesave nga llamarina si dhe transporti deri ne tregun e ri.