Furnizimi me paisje stomatologjike dhe laboratorike, OSHP vendos pro Komunës së Suharekës

26.11.2024

Pas një procesi të gjatë Komuna e Suharekës ka finalizuar prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”.

Në korrik të këtij viti, komuna nisi procedurat për blerjen e pajisjeve të përgjithshme mjekësore, si dhe atyre stomatologjike dhe laboratorike.

Këtë aktivitet prokurimi komuna e ka ndarë në dy lote, në vlerë investive prej 50,000.00 euro (Lot1 – 30 mijë euro dhe Lot2 20 mijë euro).

Pas një vlerësimi të kujdesshëm të ofertave të paraqitura, Komuna vendosi që për Lot-1 të anulojë aktivitetn e prokurimit për shkak që nuk kishte operator ekonomik të suksesshëm, ndërsa për Lot-2 t’i besojë këtë projekt Letamed Sh.P.K me shumën prej 19,898.00 euro. Sipas dosjes së tenderit për Lot-2 autoriteti kontraktues ka kërkuar furnizim me paisje stomatologjike dhe laboratorike.

Megjithatë, vendimi i Komunës u pasua nga një ankesë e paraqitur nga kompania Pro Medical Sh.P.K. Kjo e fundit kërkoi rishqyrtim të vendimit, por ankesa e tyre u refuzua si e pa bazuar nga Komuna.

Pas kësaj, Pro Medical Sh.P.K. i drejtua Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Edhe OSHP, pas një analize të detajuar, vendosi të mos e miratojë ankesën e Pro Medical Sh.P.K., duke konfirmuar kështu vendimin e Komunës së Suharekës.

Me këtë vendim të gjykatës së tenderëve, komunës së Suharekës ju hap rruga për pajisjen e QKMF “Rexhep Kuçi” me teknologji të re dhe me standarde më të larta. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet e ofruara për qytetarët e Suharekës.

Në korrik të këtij viti, komuna nisi procedurat për blerjen e pajisjeve të përgjithshme mjekësore, si dhe atyre stomatologjike dhe laboratorike.

Këtë aktivitet prokurimi komuna e kishte ndarë në dy lote, në vlerë investive prej 50,000.00 euro (Lot1 – 30 mijë euro dhe Lot2 20 mijë euro).