Drejtoria e Administratës kryeson listën e shpenzimeve për telefoninë mobile gjatë muajit nëntor

03.12.2024

Një analizë e të dhënave financiare të Komunës së Suharekës për muajin nëntor 2024 ka zbuluar se shpenzimet për telefoninë mobile kanë impakt në një pjesë të buxhetit komunal.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komunës, gjatë muajit nëntor janë shpenzuar gjithsej 2,484.06 euro për shërbimet e telefonisë mobile.

Çfarë tregojnë shifrat?

Drejtoria e Administratës në krye: Drejtoria e Administratës ka shënuar shpenzimet më të larta për telefoninë mobile, me një total prej 355.84 euro.

Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor: Në vend të dytë për nga shpenzimet e telefonisë mobile renditet Shërbimi i Kujdesit Primar Shëndetësor, me 345 euro. Këto shpenzime mund të lidhen me koordinimin e shërbimeve shëndetësore, komunikimin me pacientët dhe institucionet tjera.

Zyra e Kryetarit: Zyra e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, ka shpenzuar 60 euro për telefoninë mobile gjatë muajit nëntor.

        16012 – ZYRA E KRYETARIT – SUHAREKË  60
        16312 – ADMINISTRATA – SUHAREKË  355,84  
        16623 – INSPEKCIONI – SUHAREKË  183,71  
        17512 – BUXHETI – SUHAREKË  305,90  
        18012 – SHËRBIME PUBLIKE – INFRASTRUKTURA RRUGORE – SUHAREKË  189,88  
        47012 – BUJQËSIA – SUHAREKË  199,91  
        65060 – SHËRBIMET KADASTRALE – SUHAREKË  0
        66365 – PLANIFIKIMI URBANIZMI INSPEKCIONI – SUHAREKË  11,97  
        73021 – ADMINISTRATA – SUHAREKË  101,97  
                73750 – SHËRBIMET E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR – SUHAREKË    345,00  
                85012 – SHËRBIMET KULTURORE – SUHAREKË    23,93  
                92060 – ADMINISTRATA – SUHAREKË    180,00  
                93330 – ARSIMI FILLOR – SUHAREK    270,00  
                92430 – ARSIMI PARAFILLOR   ÇERDHET – SUHAREKË    180,00  
        66365 – PLANIFIKIMI URBANIZMI INSPEKCIONI – SUHAREKË75,95