Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

para 48 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për ushtarët dhe policët e Kosovës, duke u dedikuar atyre një postim të veçantë në profilin e tij në Facebook.

Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

Në një mesazh prekës, Muharremaj ka falënderuar të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim për vendin dhe qytetarët, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre, sidomos në momente të vështira.

Ai ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e tyre, të cilat përballojnë mungesën e të dashurve në momente të veçanta.

“Faleminderit për shërbimin tuaj. 🫡 Edhe për mbramjet e acarta dhe ato të zakonshmet ku ju shërbeni me ndershmëri për vendin dhe qytetarët pa dallim. Falenderim i natyrshëm vjen edhe për familjet tuaja të cilave u mungoni në momente të veçanta. Ndjejmë së bashku dhe solidarizohemi me urimet dhe falenderimet nga ❤️,” shkruan Muharremaj.

Etiketat

Ofertat e fundit