Shqiptari(62) dyshohet se vrau shqiptarin(42) në Itali
Hetimet për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar, Nikolin Nika, në Bettola po vazhdojnë me intensitet të lartë. Karabinierët po punojnë për të rindërtuar çdo detaj të ngjarjes së tmerrshme që ndodhi pasditen e 24 nëntorit.
Viktima u gjet e pajetë në një pellg gjaku, e goditur me tre plagë vdekjeprëse në qafë. Arma e krimit nuk është gjetur ende. Shërbimet e emergjencës dhe Karabinierët e gjetën trupin e pajetë të Nikës përpara një lokali në Viale Della Vittoria.
Kamerat mund të kenë fiksuar krimin
Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në zonë. Këto kamera mund të kenë kapur momente kyçe të ngjarjes, duke përfshirë edhe identitetin e autorit të dyshuar.
Një 62-vjeçar arrestohet
Një shtetas shqiptar 62-vjeçar është arrestuar në lidhje me vrasjen. Ai mohon akuzat dhe mbrohet nga një avokat. Sipas hetimeve preliminare, viktima dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë pasur një konflikt, i cili ka eskaluar në dhunë.