Sherr mes shqiptarit dhe italianit, të dy përfundojnë në spital

26.12.2023

Një sherr mes dy shqiptarëve dhe një italiani ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ka qenë 47-vjeçari italian, i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Referuar mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e […]

Sherr mes shqiptarit dhe italianit, të dy përfundojnë në spital Foto: Police officers stand guard on October 3, 2020 outside the courthouse of Catania, Sicily, as head of the far-right Lega party and Italian senator, Matteo Salvini undergoes a preliminary hearing over allegedly illegally detaining migrants at sea while he was a government minister in July 2019. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

Një sherr mes dy shqiptarëve dhe një italiani ka përfunduar me përdorimin e thikave dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ka qenë 47-vjeçari italian, i cili fillimisht është paraqitur në spital i plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Referuar mediave italiane, ai është lënë te dera e spitalit nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve po ashtu ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

47-vjeçari i plagosur është shtetasi me iniciale E.C., i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 2016. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi ngjarja apo lidhjet që kishte me dy shqiptarët.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dy shqiptarët, të cilët e dërguan në spital 47-vjeçarin.

Etiketat

Ofertat e fundit