Operacion i madh antidrogë në Itali: 22 të arrestuar, të përfshirë edhe shqiptarë

para 42 dite

Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet në qytetin italian të Bolonjës, duke goditur një rrjet të madh trafikimi që përfshi shumë kombësi, përfshirë shqiptarë.

Operacion i madh antidrogë në Itali: 22 të arrestuar, të përfshirë edhe shqiptarë Foto: Police officers stand guard on October 3, 2020 outside the courthouse of Catania, Sicily, as head of the far-right Lega party and Italian senator, Matteo Salvini undergoes a preliminary hearing over allegedly illegally detaining migrants at sea while he was a government minister in July 2019. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

Hetimet, të nisura pas një tentative vrasjeje në vitin 2021, kanë zbuluar një organizatë kriminale e dedikuar shitjes së sasive të mëdha droge, kryesisht kokainë, në zonën e Bolonjës. Kjo bandë, e përbërë nga shtetas italianë, marokenë, tunizianë dhe shqiptarë, shpërndante drogën në sheshe të ndryshme të qytetit, duke e furnizuar një klientelë kryesisht arabe.

Në kuadër të këtij operacioni, policia italiane, me urdhër të Prokurorisë, ka ekzekutuar 22 masa sigurie ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu, 7 persona janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit.

Gjatë bastisjeve të kryera në banesa dhe lokale të ndryshme, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, heroine, marihuanë dhe një armë zjarri.

Hetimet kanë treguar se kjo organizatë kriminale operonte në mënyrë të koordinuar, duke përfshirë figura të ndryshme me role të specializuara në furnizimin, shpërndarjen dhe shitjen e drogës.

Përfshirja e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet kriminal ngre sërish shqetësime për fenomenin e trafikimit të drogës nga shtetas të kësaj kombësie në Itali dhe në vende të tjera të Europës.

Etiketat

Ofertat e fundit