Kapen dy të rinj shqiptarë me 10 kg kοkainë në Itali

03.11.2023

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë. Raportohet se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë. Thuhet se ata po udhëtonin me një fuoristradë drejt qytetit të Ventimiglia në veri të […]

Kapen dy të rinj shqiptarë me 10 kg kοkainë në Itali Foto: Ilustrim

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.

Raportohet se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.

Thuhet se ata po udhëtonin me një fuoristradë drejt qytetit të Ventimiglia në veri të Italisë, e cila u ndalua për kontroll nga autoritetet italiane. Nga vëzhgimi i parë në automjet nuk u pa asgjë domethënëse, por nervozizmi i dy të rinjve ngjalli dyshime te policët, të cilët lajmëruan repartin e qenve të Guardia di Finanza.

Qeni zbuloi brenda në makinë një derë metalike të mbuluar me qilim, e pajisur edhe me një piston hidraulik për hapje, e cila mundësonte hyrjen në një ndarje të krijuar në pjesën e poshtme të makinës, ku ishin fshehur 9 pako me kokainë me peshë 10.2 kg.

Dy të rinjtë rreth të 20-ave, po mbahen në paraburgim me akuza për trafik droge.