Itali, u raportua si vdekje në vendin e punës, hetimet zbulojnë se shqiptari ishte vrarë

para 3 dite

Një tragjedi ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian pas vdekjes së Artan Kajës, një 52-vjeçar shqiptar, i cili u gjet i pajetë më 7 janar në një fabrikë letre në Capannori, Lucca.

Itali, u raportua si vdekje në vendin e punës, hetimet zbulojnë se shqiptari ishte vrarë

Fillimisht u mendua se ngjarja kishte lidhje me një aksident në punë ose një sëmundje të papritur, por zhvillimet e reja e kanë përmbysur këtë hipotezë.

Sipas burimeve nga prokuroria e Luccas, vdekja e Kajës ka ardhur si pasojë e një të shtënë me armë zjarri, duke përjashtuar të gjitha skenarët e mëparshëm. Policia ka arrestuar një burrë, një bashkëkombas shqiptar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. Hetuesit kanë zbuluar se plagët në kokën e viktimës, të cilat fillimisht u menduan si pasojë e një rënieje aksidentale, janë më të pajtueshme me një goditje nga një armë zjarri.

Detaje të hetimit

I dyshuari, një transportues shqiptar, është paraqitur vetë në polici i shoqëruar nga avokati i tij. Historia e tij mbetet e paqartë dhe ka ngritur dyshime të shumta tek hetuesit. Ndërsa dëshmia e tij po analizohet me kujdes, ai pritet të merret në pyetje sërish në ditët në vijim.

Ende nuk është gjetur arma e përdorur në krim, ndërsa hetuesit po vazhdojnë kërkimet për të mbledhur më shumë prova që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë

Artan Kaja ishte përgjegjës për lëvizjen e brendshme të paletave brenda fabrikës, duke punuar si nënkontraktor. Trupi i tij u gjet pranë portës së daljes së fabrikës, pasi ai kishte përfunduar turnin në depon e mallrave. Ky detaj ka ngritur pikëpyetje rreth arsyeve që e çuan atë në atë zonë dhe rrethanave të vdekjes së tij.

Etiketat

Ofertat e fundit