Itali, sekuestrohet 126 kg kokainë, në pranga një shqiptar në Brescia

para 23 dite

Guardia di Finanza e Brescias në Itali ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine, plot 126 kilogramë, gjatë një operacioni të kryer në kuadër të kontrolleve të territorit.

Itali, sekuestrohet 126 kg kokainë, në pranga një shqiptar në Brescia Foto: Rome, Italy - October 9, 2020: policeman on patrol with Italian police car, in checkpoint in the city.

Zbulimi i lëndës narkotike erdhi pas një hetimi të detajuar, i cili nisi nga vëzhgimi i lëvizjeve të dyshimta të një shtetasi shqiptar, i cili frekuentonte një banesë në një komunë të provincës së Brescias.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e marra nën vëzhgim, oficerët e njësisë së policisë ekonomike dhe financiare kanë gjetur 109 blloqe kokainë, si dhe materiale të ndryshme të destinuara për paketimin e saj. Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, raporton A2CNN.

Autoritetet italiane e kanë cilësuar këtë sekuestrim si një nga më të mëdhatë e kokainës të regjistruara ndonjëherë në zonën e Brescias. Duke marrë parasysh pastërtinë e lartë të drogës së sekuestruar, vlerësohet se vlera e saj në tregun e zi mund të arrinte shifrën prej mbi 14 milionë eurosh.

Shtetasi shqiptar i dyshuar është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në burgun e Brescias, në pritje të vendimit të autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe të gjithë rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Etiketat

Ofertat e fundit