LVV
PDK
LDK
AAK

Itali, pas një ndjekjeje të gjatë me policinë, arrestohen tre shqiptarë për vjedhje banesash

para 9 dite

Karabinierët e Kompanisë Sestri Levante kanë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare, të dyshuar për një seri vjedhjesh banesash në komunën e Cogorno, Itali.

Itali, pas një ndjekjeje të gjatë me policinë, arrestohen tre shqiptarë për vjedhje banesash

Në mbrëmjen e 31 janarit, forcat e rendit kryen një operacion në qytet për të parandaluar krimet grabitqare, veçanërisht vjedhjet në vila. Gjatë patrullimit, ata vunë re një makinë të dyshimtë me tre persona brenda, e cila po lëvizte në mënyrë të pazakontë në lagjet e banimit. Kur policia tentoi ta ndalonte, automjeti u largua me shpejtësi drejt Lavagna-s, duke nisur një ndjekje të rrezikshme.

Pas ndjekjes nga karabinierët, të dyshuarit braktisën makinën pranë portit të Lavagna-s dhe u shpërndanë në këmbë nëpër qendrën historike të qytetit. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar shqiptar, u arrestua menjëherë, me mjete vjedhjeje dhe një çantë me 9 mijë euro cash e sende personale të vjedhura nga një banesë në Cogorno.

Dy të dyshuarit e tjerë, 35 dhe 40 vjeç, u kapën disa orë më vonë në Casarza Ligure, në shtëpinë e një bashkatdhetari ku kishin tentuar të fshiheshin. Malli i vjedhur iu rikthye pronarit legjitim, ndërsa tre shqiptarët u dërguan në burgun Marassi në Genova, në pritje të vendimit të autoriteteve gjyqësore.

Etiketat

Ofertat e fundit