Itali, nuk u paraqit në punë, 36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur tek një pemë

04.01.2024

Një 36-vjeçar shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Itali, pasi është gjetur i varur në një pemë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios. Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që […]

Itali, nuk u paraqit në punë, 36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur tek një pemë Foto: Ilustrim

Një 36-vjeçar shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Itali, pasi është gjetur i varur në një pemë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.

Kërkimi nisi nga punëdhënësi, i cili duke parë që ai nuk ishtë paraqitur në punë është shqetësuar dhe njoftoi autoritetet. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.