Bizneset Vende Pune Ofertat

Itali, 26 vjeçarja shqiptare humb jetën në vendin e punës, shtypet nga një makineri

Itali, 26 vjeçarja shqiptare humb jetën në vendin e punës, shtypet nga një makineri

15.11.2023 Itali

Ajo ishte në punë në një kompani në provincën e Trevisos, «Bocon» në Pieve di Soligo. Më pas, papritur, koka e saj ngeci në një makinë paketimi mallrash. Makineria e goditi në qafë, ku Anila Grishaj nuk ka pasur kohë as të reagojë. 

Kolegët e saj të punës e gjetën atë në këmbë, pa ndjenja, të bllokuar nga një pajisje që duket se është blerë vetëm kohët e fundit nga kompania, e cila është e specializuar në tregtinë e ushqimeve të ngrira. Alarmi i urgjencës u ngrit menjëherë, por kur mbërritën zjarrfikësit, mjekët dhe infermierët, nuk mbeti asgjë që mund të bëhej për të. Çdo përpjekje ishte e padobishme.

Familja e Anilës u trondit të alarmuar për vdekjen e papritur të vajzës së tyre, ku babai i saj doli me nxitim nga fabrika dhe u tërbua para portave. Është dashur të ndërhyjë policia për të qetësuar atë dhe të afërmit që e kanë shoqëruar .

Kryebashkiaku i Miane ku jetonte vajza: “Punëtore e madhe”

E reja jetonte në Miane me familjen, babanë, nënën dhe vëllain e vogël: një familje e integruar mirë në fshatin e vogël në kodrat e Marche. “Kanë jetuar për shumë vite këtu, janë punëtorë – shton kryebashkiaku i Miane , Denny Buso – Anilën e mbaj mend mirë sepse si e apasionuar pas fotografisë, disa vite më parë mori pjesë në një konkurs kushtuar verës. Komuniteti ynë është pranë familjes”. Pas diplomimit, vajza iu përkushtua punës dhe në «Bocon», pavarësisht moshës së re, ajo tashmë ishte bërë zëvendësdrejtoreshë.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Italia shteti i parë në Evropë që do t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Italia shteti i parë në Evropë që do t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Është finalizuar plotësimndryshimi i Traktatit për Ekstradim mes Kosovës dhe Italisë.

Në bazë të kësaj, shteti italian do të bëhet shteti i parë në Evropë që obligohet t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës, në rast të kryerjes së ndonjë vepre penale të ndëshkueshme me legjislacionin në fuqi.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

“Kjo marrëveshje bilatelare ka ardhur si pasojë e besimit të shtetit italian ndaj kushteve dhe trajtimit adekuat që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës për të gjithë të burgosurit pa dallim”, tha Sallahu.

“Falënderuam ambasadorin italian dhe ekipin e tij negociues për angazhimin dhe përkushtimin si dhe ndihmën e pakursyer në raport me Republikën e Kosovës, me fokus të veçant në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

Itali, sekuestrohen 196 kilogramë marijuanë me origjinë nga Zvicra, vlera 1.93 milionë CHF

Itali, sekuestrohen 196 kilogramë marijuanë me origjinë nga Zvicra, vlera 1.93 milionë CHF

Një 53-vjeçar polak po transportonte drogë me vlerë 2 milionë euro (1.93 milionë CHF) nga Zvicra në Republikën Çeke për shitje në Itali.

Garda Financiare italiane sekuestroi 196 kilogramë marijuanë në një furgon në verilindje të Italisë, pranë kufirit austriak. Një 53-vjeçar polak është arrestuar. Droga, me vlerë 2 milionë euro, fillimisht ishte transportuar nga Zvicra në Republikën Çeke dhe kishte si destinacion shitjen në Itali.

Furgoni u pa të hënën mbrëma gjatë një postblloku në një portë pagese të autostradës në rajonin Friuli-Venezia Giulia, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Adnkronos. Ngarkesa e kanabisit ishte e paketuar në 176 pako.

Nga hetimet rezultoi se droga e kishte origjinën nga Zvicra, e cila transportohej në Çeki dhe më pas në Itali.

Shoferi polak u la i lirë, pasi nuk plotësonte kushtet për burgim. Ai do të përgjigjet për import të lëndëve narkotike.

Kapen dy të rinj shqiptarë me 10 kg kοkainë në Itali

Kapen dy të rinj shqiptarë me 10 kg kοkainë në Itali

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.

Raportohet se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.

Thuhet se ata po udhëtonin me një fuoristradë drejt qytetit të Ventimiglia në veri të Italisë, e cila u ndalua për kontroll nga autoritetet italiane. Nga vëzhgimi i parë në automjet nuk u pa asgjë domethënëse, por nervozizmi i dy të rinjve ngjalli dyshime te policët, të cilët lajmëruan repartin e qenve të Guardia di Finanza.

Qeni zbuloi brenda në makinë një derë metalike të mbuluar me qilim, e pajisur edhe me një piston hidraulik për hapje, e cila mundësonte hyrjen në një ndarje të krijuar në pjesën e poshtme të makinës, ku ishin fshehur 9 pako me kokainë me peshë 10.2 kg.

Dy të rinjtë rreth të 20-ave, po mbahen në paraburgim me akuza për trafik droge.

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë