[DOKUMENT] Komuna ndan 105 mijë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale

15.11.2019

Reshjet e mëdha të borës që kishin filluar në janar të këtij viti kishin vështirësuar jashtë mase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë. Ka mjaftuar një postim i Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku ka kërkuar ndihmë nga kompanitë private që posedojnë makineri të ndalin në ndihmë për pastrimin e borës, […]

[DOKUMENT] Komuna ndan 105 mijë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale Foto: Ilustrim

Reshjet e mëdha të borës që kishin filluar në janar të këtij viti kishin vështirësuar jashtë mase komunikacionin në të gjitha fshatrat e komunës sonë.

Ka mjaftuar një postim i Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku ka kërkuar ndihmë nga kompanitë private që posedojnë makineri të ndalin në ndihmë për pastrimin e borës, ndihmë të cilës u janë përgjigjur shumë kompani private.

E për këtë sezon dimëror edhe pse herën e parë tenderi për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve kishte dështuar pasi që kishte ofertuar vetëm një kompani dhe atë me çmim më të lartë sa ishte paraparë nga zyra e prokurimit, komuna e ka vendosur në ritender dhe ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonimik “FAMIS CO-HC” .

Në bazë të dokumentacionit Komuna e Suharekës do të paguaj gjithsej 105,520.00 euro për: Pastrimi  dhe hapja e rrugeve lokale nga bora si dhe furnizimi dhe shperndarja e kripes me makineri perkatese. Makineria duhet te kete lugen per largim dhe hapje te rrugeve nga bora si dhe paisjen adekuate per shperndarjen e kripes. Me kete pozicion llogariten pastrimi i bores, furnizimi i kripes dhe  shperndarja e kripes. Ky pozicion ekzekutohet vetem me urdher te invesitorit. Llogaria  per ore pune te makinerise (kamionit) 400 orë punë, Pastrimi  dhe hapja e rrugeve lokale nga bora si dhe furnizimi dhe shperndarja e rërës adekuate per te zbutur siperfaqen qarkulluese te ngrire me makineri perkatese. Rera duhet te jete fraksion deri ne 5 mm maksimum. Makineria duhet te kete lugen per largim dhe hapje te rrugeve nga bora si dhe paisjen adekuate per shperndarjen e rërës. Me kete pozicion llogariten pastrimi i bores,  furnizimi i reres dhe shperndarja e reres. Ky pozicion ekzekutohet vetem me urdher te invesitorit. Llogaria per ore pune te makinerise (kamionit) 400 orë punë, Pastrimi  dhe hapja e rrugeve lokale nga bora me makineri perkatese (kamion) me luge. Makineria duhet te kete lugen per largim dhe hapje te rrugeve nga bora. Me kete pozicion llogariten pastrimi i bores dhe te gjitha punet për largimin e borës nga rruga. Ky pozicion ekzekutohet vetem me urdher te invesitorit. Llogaria per ore pune te makinerise (kamionit) 400 orë punë, Hapja dhe pastrimi i rrugëve malore nga bora me makinë përkatëse Bulldozher mbi 10 ton. Ky pozicion paguhet për orë pune 200 orë punë.